Lajme

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika mbetën viktima të plumbave që erdhën nga brenda rrethimit të godinës së qeverisë.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Mbështetësit e Partisë Socialiste në opozitë, e cila refuzonte të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, protestuan jashtë zyrës së kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha kundër korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Protestuesit hodhën në drejtim të ndërtesës dhe policisë gurë, shkopinj dhe çadra. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, plumba gome e topa uji. Tymi dilte nga makinat e djegura, disa prej tyre automjete policie.

Edi Rama tha se turma ishte provokuar dhe policia ishte sjellë në mënyrë joprofesionale.

Rreth 33 protestues dhe 17 policë u plagosën.

Protestuesit mbushën bulevardin kryesor. Dëshmitarët vlerësuan se numri i turmës ishte rreth 20,000; opozita raportoi se kishte 10 herë më shumë.

“Bëj thirrje për qetësi dhe pjekuri”, tha presidenti i asaj kohe Bamir Topi pas shpërthimit të dhunës. “Shqipëria duhet të shërojë plagët e saj, jo të hapë të reja”.

Pas rreth tre orësh protestë policia shpërndau turmën dhe mori kontrollin e bulevardit. Pamjet e drejtpërdrejta televizive treguan policinë duke ndjekur protestuesit e vetmuar dhe duke i rrahur me shkopinj.

Çfarë nxiti protestat?

Ilir Meta dha dorëheqjen si zëvendëskryeministër një javë para kësaj proteste pasi u akuzua për korrupsion.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Akuzat për Metën vinin pas publikimit të një videoje të një bisede mes tij dhe Dritan Priftit ish-ministrit të Energjetikës nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në të cilin flitej për afera korruptive me afro 700 mijë euro.

Videoja, e cila më vonë u cilësua nga gjykata si montazh, pati jehonë të madhe dhe kulmoi me protestën e 21 janarit.

Në një deklaratë të përbashkët, misionet e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Tiranë shprehën keqardhje të thellë për viktimat dhe bënë thirrje për një kompromis.

“Dhuna dhe përdorimi i tepruar i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhet të shmangen. Ne apelojmë urgjentisht për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha anët dhe të përmbahen nga provokimet”, thanë ata para 11 vjetësh.

Drejtësia e munguar

Për këtë ngjarje janë dënuar vetëm 2 punonjës të Gardës nga 6 që u hetuan.

Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe u burgos për një vit dhe Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës u burgos për tre vjet.

Në shtator 2013, gjykata vendosi që të lironte të dy.

Ambasada Amerikane reagoi e revoltuar:

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 Janar 2011.  Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhej në reagimin e ambasadës.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Familjarët e të vrarëve thonë se ndihen të zhgënjyer nga sistemi gjyqësor shqiptar i mëparshëm, dhe se kanë besim te ky i sotmi.

“Shpresa na mban gjallë, kemi shpresë. Nuk ka rëndësi sesa vite kalojnë, i njëjti emocion, e njëjta dhimbje. Kam shumë mall. Çdo vit e përjetoj njësoj. Nuk jam e zhgënjyer nga drejtësia, kam besim të drejtësia”, u shpreh Ana Veizi, vajza e Ziver Vaizit, një prej te vrarëve ne bulevard.

Xhaxhai i Aleks Nikës deklaroi se deri më tani drejtësia nuk është vendosur për këtë ngjarje, por beson tek SPAK.

“Deri më sot nuk ka funksionuar drejtësia. PD ka sabotuar gjykimin e çështjes. Presim ndërhyrjen e drejtësisë së re që po zhvishet nga korrupsioni politik dhe moral dhe kemi bindjen që çështja do kalojë tek SPAK për t’u rigjykuar. Ne besojmë tek SPAK”, tha ai.

Deri më sot asnjë nga zyrtarët apo ish-zyrtarët nuk është dënuar për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard.

21 janari është dita më e errët e historisë së Shqipërisë, pas trazirave të 97-ës kur shteti kolapsoi ekonomikisht dhe politikisht dhe u zhyt në anarki, me qytetarët që thyen depot e armëve për t’i përdorur ato kundër fraksioneve të ndryshme komunitare./euronews/

Rruga Press

YouTube player