Lajme

Shteti jep 100 mijë euro për “Zgjoin” drejt “Oscarit”

Përderisa “Zgjoi” është në pritje të lajmit të madh nëse do të nominohet për “Oscar”, gati 100 mijë euro është buxheti që ka vendosur të japë shteti i Kosovës për fushatë e lobim drejt çmimit të madh.

Sot në mbledhjen e cila ende po vazhdon, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që 95 mijë e 725 euro të përdoren për “mbështetje të pjesës së dytë të kampanjës së filmit ‘Zgjoi’”. Vendimi vjen 17 ditë para se të publikohet lista me 5 të nominuarit për çmimin e “Academy Awards” për filmin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Filmi nën regji të Blerta Bashollit është në listë të ngushtë. “Zgjoi” konsiderohet si një rrëfim që shpalos plagët e thella që lufta e fundit vragoi mbi fate njerëzish, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për mbijetesë. Filmi për të cilin Basholli ka shkruar edhe skenarin është i bazuar në rrëfimin e Fahrie Hotit dhe shpërfaq sfidat e grave në mungesë të burrave si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listën e 15 filmave që presin nominimin. Më 27 mars pritet të mbahet ceremonia kryesore e çmimeve të mëdha.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player