“Edhe SS-ët në Gjermaninë e Hitlerit nuk e bënë këtë”, Budina kërkon dënimin e policëve që dhunuan anëtarët e AMT-së
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një protestë në zonën e Pedonales në kryeqytet, për të shprehur revoltën paqësore ndaj shoqërimit me dhunë të 4 anëtarëve të saj. Në fjalën e tij përpara kamerave regjisori Edmond Budina u shpreh se e sheh këtë si një sulm personal ndaj Aleancës, por ai thekson se ‘Qendrestarët e Teatrit’ të ngjiten këmba këmbës dhe nuk të shqiten deri sa të arrijnë qëllimin e tyre. Në këtë rast qëllimi është dënimi i efektivëve që ushtruan dhunë ndaj 4 pjesëtarëve të aleancës.
Dënimin e policëve regjisori nuk e sheh të mundur të bëhet nga shteti por nga kallëzimet penale ndaj tyre në gjykatë.
“Edhe SS në Gjermaninë e Hitlerit nuk e bënë këtë, por e bënë këta.
Ai koreograf që mori një çizme në fytyrë është një artist i madh që ka marr vlerësime në New York. Ai person që e ka qëlluar duhet të dënohet. Nuk ka asnjë mundësi për tu bërë një politikë korrekte në Shqipëri, nëse nuk mbrojmë lirinë e shprehjres. Qytetarët duhet të dalin të kërkojnë të drejtën e tyre themelore dhe më pas të kërkojnë të drejtat e tjera. Ne e dim si vepron ligji në Shqipëri, por ne të vihemi këmba këmbës dhe do ta ndjekim personalisht këtë ngjarje, ku deri tani kemi bërë 11 kallëzime penale. Nuk varet nga organet e Drejtësisë por nga këmbngulja jonë dënimi i personave që kanë kryer akte dhune.
E shoh këtë si një sulm personal dhe një lodhje psikike të punonjësve të policisë që u morrën 3 vjet me ne. Ne kemi publikuar një video ku nje polic shan me libër shtëpie kundra nesh për shkak se e kishin lënë 4 ditë pa gjumë.
Erdha para protestës dhe doja të kaloja pedonalen nga mbrapa, por një polic nuk më la, dhe kur e pyeta se cila ishte arsyeja, ai nuk e dinte por më tha se kështu i kishte thënë shefi”, tha Robert Budina.
Rruga Press