BallinaLajme

Sapo ka nisur protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër dhunës policore

Dhjetra artistë e aktivistë kanë protestuar, të dielën, para Ministrisë së Brendshme kundër dhunës që policia ka përdorur kundër protestuesve, veçanërisht ndaj katër aktivistëve të ndaluar një ditë më parë: Ergys Mërtirit, Donald Martinit, Astrit Seranajt e Gentian Hasanit.

Tre kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është dhe organizatorja e protestës, janë:

  • Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
  • Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
  • Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.
Lexo më shumë  Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Protestuesit akuzuan qeverinë se po qeveris me dhunë policore dhe po shtyp të drejtat e qytetarëve me dhunë.

Një ditë më parë policia shoqëroi Mërtirin, Martinin, Seranajn dhe Hasanin në komisariat pa bërë të ditur arsyen.

Lajmin e bëri të ditur AMT, përmes një video të postuar në Facebook.

Në video shihet se aktivistët janë ndaluar me dhunë nga policia. Motivet e arrestimit të tyre nuk janë të qarta.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

Një prej të shoqëruarve, Ergys Mërtiri, tha se policia e ka shoqeruar  të shtunën në komisariat për t’i fshirë nga celulari videot që sipas tij dëshmonin dhunën policore ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT).

Në një prononcim për “Fax News”, Mërtiri rrëfen se celularin ja morën me dhunë dhe kur ia kthyen pamjet filmike ishin fshirë. Aty dukeshin policët duke goditur aktivistët e AMT që u shoqëruan në komisariat mbrëmjen e së shtunës, sipas Mërtirit.exit/

Rruga Press

YouTube player