Sport

Pelé, legjenda e futbollit botëror, largohet nga spitali pas 48 orësh trajtim

 Pele u largua nga spitali në Sao Paulo të enjten mbrëmje, ku legjenda braziliane u shtrua sërish për 48 orë, për t’iu nënshtruar trajtimit në lidhje me heqjen e një tumori të zorrës së trashë vitin e kaluar.

Por “ESPN” Brazil, më herët, pretendoi se ish-futbollisti 81-vjeçar ishte shtruar në spital për seanca kimioterapie.

Sipas analizave, ekzaminimet kanë bërë të mundur diagnostikimin e një tumori në zorrë, një tjetër në mëlçi dhe fillimin e një të treti, në mushkëri.

Spitali përmendi vetëm trajtimin e tij për “tumorin e zorrës së trashë” dhe tha se ai ishte “në gjendje klinikisht të qëndrueshme”. Mirëpo agjenti i Pele as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi raportet e ESPN.

Rruga Press

YouTube player