BallinaLajme

Vrasja e policit nga i biri/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në bilardo

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një efektiv i FNSH-së mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik.

Punonjësi i policisë, 39 vjeçari me inicialet R.Bicerri, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë.

Lexo më shumë  Rama 'shpall diktaturën': Policia merr fuqi absolute për të ndaluar tubimet dhe për të censuruar rrjetet sociale

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.

Rruga Press

YouTube player