Bota

Covid-19 është endemik, Britania heq kufizimet, certifikatën e vaksinave dhe maskat

Britania e Madhe e konsideron Covid-19 një endemi dhe ka vendosur të bashkëjetojë me virusin. Kryeministri Boris Johnson njoftoi fundin e masave të vendosura për luftimin e përhapjes së variantit Omicron pasi piku ka kaluar tashmë.

“Duke nisur nga e enjtja e javës tjetër, certifikata e detyrueshme do të hiqen. Sigurisht, organizatat mund të zgjedhin ta përdorin në mënyrë vullnetare Pasaportën e Covidit, por ne do t’i japim fund përdorimit me detyrim të certifikatës së imunitetit në Angli. Duke nisur nga tani, qeveria nuk do t’u kërkojë qytetarëve të punojnë nga shtëpia dhe duhet të flasin me punëdhënësit për të rregulluar kthimin në zyra. Duke parë me kujdes të dhënat, kabineti doli në konkluzionin se sapo masat kufizuese të skadojnë, qeveria nuk do ta bëjë më me detyrim vendosjen e maskave”, u shpreh Johnson.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Britania e Madhe ishte vendi i parë që kufizoi udhëtimet ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për variantin Omicron të koronavirusit. Gjithashtu vendosi kufizime të shumta në dhjetor për të frenuar përhapjen. Ndërsa rastet prekën nivele rekord, nuk ndodhi e njëjta gjë me shtrimet në spitale dhe vdekjet, pjesërisht nga marrja e dozës përforcuese të vaksinave anti-covid dhe nga fakti që varianti I ri është më pak i ashpër se të tjerët. Kryeministri Johnson tha ndër të tjera se nëse të dhënat do të jenë të mira, ai mund t’i japë fund detyrimit ligjor që njerëzit të vetë izolohen nëse rezultojnë pozitivë me Covid-19 përpara përfundimit të rregullave në Mars.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Të hënën, ne reduktuam periudhën e izolimit në 5 ditë me dy teste negative dhe shpejt do të vijë një kohë kur ne do të heqim dhe detyrimin ligjore për vetëizolim, ashtu siç nuk vendosim detyrim ligjor për izolim për njerëzit me grip”.

Rruga Press

YouTube player