Prishjet e banesave te ‘5 Maji’, banorët e kalojnë natën jashtë: Nuk duam banesa sociale
Disa prej banorëve në lagjen “5 Maji” në Tiranë të cilat preken nga aksioni i IKMT për të shembur godina e kanë kaluar jashtë mbrëmjen e djeshme.
Ata thonë se nuk do të largohen derisa të marrin banesë me të drejta të plota pronësie dhe refuzojnë të futen në banesa sociale.
“Jashtë kemi fjetur. Se ku i kanë gjetur nuk e di. Mos të marr çantën time apo teshat personale të mia. Unë do të protestoj prapë. Unë nuk dal pa më gjetur strehim të vërtetë.
Nuk dua banesë sociale. Unë dua shtëpinë time me legalizime me të gjitha. Unë në pallat social nuk hyj. Dua shtëpinë time me letra dhe vulë.
Më kanë nxjerrë zvarrë”, thotë një prej banorëve.
Rruga Press