Fotografët me famë botërore bashkojnë forcat në mbrojtje të mjedisit
Momentet e fundit para vdekjes së rinocerontit të bardhë verior, një elefant 66-vjeçar që noton në oqean dhe primatologia e njohur Jane Goodall duke kërkuar për shimpanzetë në Tanzani në fillim të viteve 1960, janë këto disa nga momentet më të bukura të kapura nga fotografë profesionistë.
Fondet e të cilëve janë dhuruar për projekte konservimi. Fotot e 100 fotografëve nga e gjithë bota do të shiten deri në fund të vitit nga Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse.
“Çdo imazh ka një histori vërtet të veçantë pas saj,” tha Vitale, një fotograf i vlerësuar me çmime dhe bashkëthemelues i Vital Impacts.
Gjashtëdhjetë për qind e fitimeve nga shitja do të ndahen midis katër grupeve të përfshira në mbrojtjen e kafshëve të egra ose të habitatit: Fondacioni Big Life, Projekti Ranger i Fondacionit Great Plains, programi Roots & Shoots i Institutit Jane Goodall dhe SeaLegacy.
Pjesa e mbetur prej 40% do t’u jepet fotografëve për t’i ndihmuar ata të vazhdojnë punën e tyre./abcnews.al
Rruga Press