Lajme

Hovenier në takimin me Sveçlën: ShBA do të mbështesë Kosovën në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, është takuar me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Twitter, Hovenier ka falëndënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë.

Tutje ambasadori tha se SHBA dhe institucionet e Kosovës do të bashkpunojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Lexo më shumë  Sveçla uron Krishtlindjet nga veriu, viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese

“Falënderoj Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve. Me ministrin Sveçla diskutuam për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, shkroi Hovenier.

YouTube player