Sport

Felix Magath trajneri i ri i Kosovës? Ja çfarë thotë Agim Ademi

Kryetari i FFK- së, Agim Ademi ka folur për trajnerin e ri të kombëtares së Kosovës.

Në mediumet kosovare, emri i Felix Magath është më i lakuari momentalisht dhe sipas gjasave ai mund të jetë trajneri i ri i ‘Dardanëve’.

Në një prononcim për Kanal10, Ademi ka konfirmuar se është në Gjermani – por ende nuk ka filluar bisedimet me trajnerin Magath.

Lexo më shumë  Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

“Felix Magath është në listë dhe unë jam në Gjermani. Mirëpo, ende nuk kam filluar bisedimet me të. Janë disa trajnerë me të cilët kemi pasur kontaktet e para, por ende jo me Magath”, tha Ademi. Vlen të theksohet se trajneri i ri i kombëtares së Kosovës do të emërohet para ndeshjeve të muajit mars.

YouTube player