BallinaLajme

Nis protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës, policia rrethon bashkinë dhe prefekturën

Qytetarët shkodranë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës.

Protestuesit janë grumbulluar te sheshi “Nënë Tereza” në qytet dhe deri më tani situata është e qetë.

Prania e njerëzve në këtë protestë është e ulët dhe mes të pranishmeve ka të rinj të forumeve rinore dhe qytetarë, të cilët morën pjesë në protestën e kaluar.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Ndërkohë efektivët e policisë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje institucionet, si bashkinë Shkodër dhe prefekturën.

Marshimi i thirrur për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës në Shkodër, i cili u zhvillua të shtunën e kaluar, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtuan godinës së Partisë Socialiste në këtë qytet.

Këta të fundit shkatërruan godinën dhe i vunë flakën orendive të saj.

Lexo më shumë  “Nga kufizimi te kontrolli shtuar”, Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Për tensionet në Shkodër, Policia ka proceduar penalisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi dhe 7 persona të tjerë si organizatorë të protestës.

Rruga Press

YouTube player