Lajme

Presidentit të MV-së kërkesa për njohje të pakicës kombëtare bullgare i duket ndërhyrje në punët e brendshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me kërkesën e bullgarisë për t’i regjistruar bullgarët si pakicë në Kushtetutë, ku thekson se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme.

Pendarovski thekson se, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual.

Ndër të tjera kreu i shtetit maqedonas është shprehur se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg.

“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër.

Nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre.

Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë.

Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”,ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player