Kurti numëron “katër sukseset” e bordit të ri të AKP-së, ndër to edhe Brezovica
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar katër pika të cilat ka thënë se janë sukseset e bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Pas një takimi me bordin e AKP-së, Kurti ka thënë se suksesi i parë është përgatitja e një strategjie përmbyllëse të AKP-së.
Pikë të dytë ai ka përmendur identifikimin e aseteve që mund të transferohen në Fondin Sovran.
“Tash së fundmi Qeveria ka pranuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran. Paralelisht bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë 2364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me kreytarin e Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci.
Suksesi i tretë i bordit të ri të AKP-së, sipas Kurtit, është shkurtimi i shpenzimeve, në vlerë prej mbi 2.6 milionë eurosh.
Në pikë të katërt ai ka përmendur aktivizimin e ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”.
Rruga Press