Shkatërrohen grupet kriminale italo-shqiptare rivalë në shitjen e kokainës
Dy klane kriminale të cilat dyshohet se janë kundërshtare me njëra-tjetrën në tregun e drogës janë çmontuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm, 18 janar.
Në kuadër të operacionit policor janë arrestuar 27 persona të cilët akuzohen për trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.
“Karabinierët shpërbënë 2 klane të dyshuar italo-shqiptare në konflikt me njëri-tjetrin. Janë arrestuar 27 persona për trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje,” informon policia italiane.
Karabienierët e Romës kishin vëzhguar prej kohësh dy grupet kriminale. Lideri i njërit prej grupeve ishte i afërm i Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë.
Të dy grupet i ishin përkushtuar shitjes së sasive të mëdha të kokainës dhe substancave të tjera narkotike.
Rruga Press