Edouard Mendy shpallet si portieri më i mirë nga FIFA
Edouard Mendy është shpallu portieri i vitit nga FIFA në kategorinë e meshkujve.
Pas shkëlqimit në Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke arritur që të fitojnë garën, gardiani bëri paraqitje të mira edhe në Ligën Premier.
Edhe pse në UEFA nuk arriti që të fitonte trofeun e më të mirit, pasi u mposht nga Gianluigi Donnarumma, Mendy e mori këtë të FIFA-s.
Portieri nga Senegali edhe në këtë edicion po tregon formë të lartë, derisa ky çmim padyshim se do ta motivojë edhe më shumë.
Çmimin për portierin më të mirë e dhuroi legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel.
Rruga Press