BallinaLajme

Facebook lançoi rivalin e TikTok-ut

Facebooku lançoi Collab, një aplikacion eksperimental i cili ishte i disponueshëm përmes një sistemi ftesash që prej muajit maj.

Me këtë aplikacion përdoruesit mund të krijojë video muzikore me metrazh të shkurtër duke kombinuar deri në 3 video të ndryshme.

Për shembull tre muzikantë mund të luajnë pjesë të ndryshme të këngës dhe ti kombinojnë në një të vetme. Por secila video që krijohet postohet në një kohështrirje për tërë publikun ku njerëzit mund ta shohin dhe ta luajnë nëse dëshirojnë.

Lexo më shumë  Investimi 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, i turpshëm”/ Aktivistja: Shkollat dhe spitalet në gjendje skandaloze. SPAK-u të veprojë

Aktualisht aplikacioni ofrohet vetëm në iOS dhe vetëm në SHBA dhe Kanada. Aktualisht nuk ka një integrim direkt me Facebook. Përdoruesit mund të postojnë klipe që përmbajnë edhe një logo ngjashëm me Instagram Story ose TikTok.

Për momentin aplikacioni fokusohet vetëm tek muzika duke u distancuar disi nga TikTok, Instagram Reels apo Snapchat Spotlight.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Shqiptarët i quajtën iranianë e rusë”/ Qytetarja në protestën e 41 kundër Ramës: Shqipëria nuk është skenë Hollywood-i! Politikanët të zhytur në korrupsion, nuk na përfaqësojnë më!
YouTube player