BallinaLajme

ShÇBA heton repartin “Shqiponja”/Nevaldo Hajdaraj u transferua nga Kamza në 9 nëntor me firmën e Rebani Jaupaj

Reparti “Shqiponja” i policisë së Tiranës është vendosur nën hetim për mënyrën e emërimit të efektivëve pas vrasjes së Klodian Rashës nga oficeri Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte emëruar në këtë njësi me firmën e kryepolicit të Tiranës, Rebani Jaupaj, një muaj para se të kryente ekzekutimin e 25-vjeçarit. Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Rasha është vrarë 3 minuta pasi efektivi i repartit “Shqiponja” kishte nisur ndjekjen e të riut në zonën e Laprakës.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim ndaj repartit “Shqiponja” ku bënte pjesë edhe efektivi Nevaldo Hajdaraj, i arrestuar për vrasjen e Klodian Rashës në orët e para të 8 dhjetorit në Tiranë.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Objekt i hetimit është mënyra si është pranuar në këtë njësi të policisë efektivi që u përfshi në vrasjen e 25-vjeçarit në zonën e Laprakës por edhe denoncimet e qytetarëve për sjelljen e efektivave të repartit “Shqiponja” në raport me qytetarët.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, kishte vetëm një muaj që i ishte bashkuar skuadrës “Shqiponja” pasi më herët kishte punuar në komisariatin nr 5 të policisë në Kamzë.

Nga dokumentet e mbledhura prej grupit të hetimit rezulton se në datën 9 nëntor 2020 me vendimin nr. 8988 të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, është urdhëruar transferimi dhe emërimi i shtetasit Nevaldo Hajdaraj, në detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme, motorist, pranë forcës së posaçme “Shqiponja”.

Ky transferim siç del nga dokumentet është bërë me kërkesën e efektivit, i cili rezulton se e ka vrarë Klodian Rashën vetëm tri minuta pas raportimit të parë që kishte bërë në radio për konstatimin e të riut duke lëvizur në rrugë jashtë orareve të aktit normativ anti-Covid.

Konkretisht në orën 01:09 minuta, Nevaldo Hajdaraj, raporton me radio se është vënë në ndjekje të një personi të konstatuar në zonën e Laprakës.

Efektivi ka kërkuar përforcime por në komunikimin e dytë në orën 01:12, ka kërkuar urgjent një ambulancë, pasi personi që po ndiqej ishte qëlluar me armë.

Rruga Press

YouTube player