BallinaLajme

E PLOTE/ Të gjitha dënimet që dha gjykata italiane për grupin e Habilajve

Gjykata e Apelit në Katania të Italisë ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn të konsideruar si kreun e një prej grupeve të mëdha të trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

I njohur si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ai u vu në pranga në 16 tetor 2017 së bashku me një sërë bashkëpunëtorësh duke shkaktuar një tronditje të fortë politike në Tiranë sidomos pas publikimit të disa përgjimeve ku përmendej edhe emri i ministrit.

Më 19 qershor 2019 të njëjtin dënim dha edhe gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se çështja shkoi në apel ajo e la Habilajn në “arrest shtëpie”. 

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Grupi i trafikantëve të drejtuar nga Habilaj akuzohet se ka kaluar sasi të mëdha marijuane nga brigjet shqiptare drejt Italisë, por edhe armë.

“Nëse vini në Shqipëri – thoshte Habilaj në përgjime – do të kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”.

Gjykata e Apelit vendosi të konfirmojë dënimin edhe për Antonino Riela që në shkallën e parë u dënua me 14 vjet e 8 muaj burg.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Nga ana tjetër, Angelo Busacca duhet të kalojë 6 vjet e 10 muaj burg nga 7 vjet e 4 muaj që kishte dhënë shkalla e parë. Ulje dënimi ka pasur edhe për Meridiam Sulaj dhe Nezar Seiti. I pari u dënua me 8 vjet burg ndërsa i dyti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri nga policia u dhanë 6 vjet e 8 muaj burg. Për italianin Vincenzo Spampinato u dhanë 9 vjet ndërsa Gianluca Passavanti u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg. Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco do të vuajnë nga 1 vit e 10 muaj. /LAPSI.al/

Rruga Press

YouTube player