BallinaLajme

Bllokohen sërish përfundimet për zgjerimin, shkak bëhen Çekia dhe Sllovakia

Çekia dhe Sllovakia kanë bllokuar përfundimet për zgjerimin në Këshillin e Ministrave për Klimën, ku ky tekst ishte dërguar për miratim nga ministrat.

Dy vendet janë kundër gjuhës së përdorur për Maqedoninë e Veriut në përfundimet, duke bërë që ky dokument të mbetet i pa-miratuar e të shtyhet në kohë, në pritje të një marrëveshjeje të re nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët të dy shteteve u tha se Çekia dhe Sllovakia vlerësonin përpjekjen e presidencës gjermane për të arritur progres rreth axhendës së zgjerimit, mirëpo ata kanë parë si të papranueshme disa aspekte të dokumentit përfundimtar rreth zgjerimit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Teksti, siç qëndronte, përmbante elementë, përfshirë nocionin e falsifikimit të historisë, që sipas mendimit tonë do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për procesin e zgjerimit dhe potencialisht mund të sjellë ndërlikime të mëtejshme në rrugën [e integrimit],” – thuhet në deklaratën e përbashkët.

Dy shtetet e Evropës qendrore shprehen se për shkak të rëndësisë së çështjes dhe debateve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ata janë të mendimit që përshtatja përfundimtare të kryhet në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së.

Çekia dhe Sllovakia shprehen se “synimi kryesor mbetet miratimi sa më shpejt të jetë e mundur i kornizës negociuese”.

“Ne s’do lejojmë që unioni të gjykojë historinë e historisë së përbashkët, se si ne e identifikojmë veten apo përdorimin e gjuhës. Këto çështje i takojmë palëve që preken dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur ato me përvojat tona të pajtimit. Për më tepër, ne jemi thellësisht të zhgënjyer që kornizat negociuese si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë nuk janë miratuar,” – shtohet më tutje në deklaratën e dy vendeve.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Vendimi i dy shteteve vjen një ditë pasi përfaqësuesit e BE-së kishin rënë dakord për draft-konkluzionet lidhur me zgjerimin. Pritshmëritë ishin pozitive që përfundimet të miratoheshin më pas brenda këtij muaji.

Rruga Press

YouTube player