Lajme

Arrestohet në Merdare koordinatori zgjedhor serb dhe konfiskohet materiali i referendumit serb

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.

Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./KlanKosova

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rruga Press

YouTube player