Bota

“Prisni më të keqen”- Sulm kibernetik në Ukrainë, sulmohet faqja e qeverisë

Një sulm masiv kibernetik që paralajmëroi ukrainasit të “kenë frikë dhe të presin më të keqen” goditi faqet e internetit të qeverisë orët e vona të së enjtes.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës  tha për  Reuters se është shumë herët për të thënë se kush qëndron pas sulmit, por nënvizoi se pas sulmeve të ngjashme në të kaluarën ka qenë Rusia.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Sulmi kibernetik, i cili goditi  faqet e internetit të ministrisë së jashtme vjen pasi Kievi dhe aleatët e tij kanë paralajmëruar për një ofensivë të re të mundshme ushtarake ruse kundër Ukrainës.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime, por ka një histori të gjatë të sulmeve ruse (kibernetike) kundër Ukrainës në të kaluarën”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme për Reuters.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Ndërkohë më parë ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player