BallinaLajme

Si do të organizohet fushata e vaksinimit në vendet e BE

E gjithë bota po shikon me shqetësim zhvillimet e fundit për vaksinën me shpresën që do të shënojë fillimin e fundit të pandemisë. Farmacistë, qendra kërkimore dhe qeveri në të gjithë botën po përpiqen të sigurojnë në mënyrë të sigurt vaksinën në spitale për të “frenuar” pandeminë, e cila ka marrë jetën e më shumë se 1.6 milion njerëzve deri më tani, me valën e dytë që provon se është më vdekjeprurëse se e para dhe frika e shpërthimeve gjatë sezonit të festave po rrit frikën e një vale të tretë.

Pasi Britania e Madhe, SHBA dhe Kanadaja nisën shpërndarjen, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), nën presionin e Bashkimi Europian, po nxiton për miratimin e vaksinës Pfizer / BioNTech.

Edhe pse takimi për miratimin e kësaj vaksine ishte planifikuar për në 29 dhjetor, që do të thoshte që dozat e para të vaksinës do të ishin në dispozicion nga fillimi i vitit të ardhshëm, komiteti më në fund pritet të marrë vendimet përkatëse në 21 dhjetor, duke rritur shpresat se vaksina do ty nisë të shpërndahet në ditët në vijim.

“Është e mundur që europianët e parë të vaksinohen para fundit të vitit,” shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Twitter pas njoftimit të Agjencisë Europiane të Barnave.

Pas miratimit të vaksinës nga autoriteti rregullator Evropian, Komisioni Europian pritet të japë miratimin përfundimtar brenda tre ditësh, pasi të jetë konsultuar me 27 qeveritë Evropiane. Vendet evropiane do të jenë në gjendje të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar të Komisionit Europian.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Fronti i përbashkët

Gjermania, Franca, Italia dhe pesë vende të tjera evropiane do të koordinojnë fillimin e fushatave të tyre të vaksinimit kundër Covid-19, thanë ministrat e shëndetit të vendeve në një deklaratë të përbashkët.

Këto shtete do të shkëmbejnë informacione se si po përparojnë. Vendimi u nënshkruan gjithashtu nga Ministrat e Shëndetësisë Belgjikës, Luksemburgut, Holandës, Spanjës dhe Zvicrës.

Kryeministri grek Qiriako Mitsotaqis deklaroi të hënën gjatë fjalës së tij në Parlament se plani kombëtar i vaksinimit do të nisë në Krishtlindje.

Sipas Kryeministrit, gjatë operacionit, miliona vaksina do të duhet të transportohen në mënyrë të sigurt dhe në temperatura të ftohta në 1,018 qendra vaksinimi dhe 65 njësi të lëvizshme. “Ne nuk po flasim për një fushatë. Ne do të kërkojmë ndihmën e të gjithë specialistëve: shkencëtarëve, institucioneve apo farmacive të kishës. Sa më shumë të përparojë vaksinimi, aq më shumë virusi do të qetësohet dhe sa më shpejt të mund të rimarrim kontrollin e jetës sonë,” tha ai.

Operacioni europian i transportit do të jetë gjigand dhe kompleks. Vaksinat do të mbërrijnë në të njëjtën ditë në secilin vend anëtar me fluturime speciale dhe më pas do të dorëzohen në qendrat e vaksinimit.

Sipas informacionit të deritanishëm, grupi i parë që do të vijë në Greqi do të jetë 500,000 doza vaksinash, ndërsa frigoriferët për mirëmbajtjen e tyre kanë mbërritur që të enjten e kaluar.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Gjermania ka qënë e para që ka sinjalizuar se do të fillojë vaksinimin e qytetarëve para fundit të vitit 2020, duke kërkuar autorizim para Krishtlindjeve.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha në një konferencë shtypi të martën, se qeveria po pret me padurimin nisjen e vaksinimit të popullatës. Një kërkesë e ngjashme është dëgjuar nga Polonia dhe Hungaria.

Mediat gjermane gjithashtu janë përqendruar gjithnjë e më shumë në faktin se vaksina është zhvilluar nga një kompani gjermane, por që disa vende të tjera tashmë po vaksinonin qytetarët e tyre, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA

Një proces burokratik

Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën, përdori një mekanizëm të BE që lejon vendet anëtare të miratojnë përkohësisht një ilaç gjatë një emergjence. Ndërsa vendet e BE-së do të ishin në gjendje të miratonin vaksinën sipas të njëjtave rregullore, ata nuk do të ishin në gjendje të merrnin dozat e para në kohë, pasi ato janë rezervuar në emër të BE-së.

Edhe pse EMA ka punuar me një shpejtësi që nuk është parë kurrë më parë, ajo ka mbetur më e ngadaltë se rregullatorët e tjerë.

YouTube player