India zëvendëson Kinën/ Pas Brexit, Britania dhe India marrëveshje tregtare miliarda dollarëshe
Britanikët dhe indianët kanë nisur bisedimet për një marrëveshjeje të tregtisë së lirë.
Një marrëveshje e këtillë, miliarda dollarëshe mes fuqisë aziatike dhe vendit ishullor, pritet të jetë ndër më ambiciozet që pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Sekretarja britanike për Tregtinë Ndërkombëtare Anne-Marie Trevelyan ndodhet në Nju Dehli për t’u takuar me homologun e saj Piyush Goyal, për fillimin dhe formatin e negociatave mes dy vendeve.
Të dyja palët shpresojnë se marrëveshja do të sjellë përfitime të mëdha për disa industri, nga ushqimi dhe pijet deri te teknologjia e përparuar dhe energjia e rinovueshme.
Një marrëveshje tregëtare mes dy vendeve do të dyfishonte eksportet e britanike në Indinë 1,4 miliard banorëshe, si edhe do të nxiste tregtinë e dyanshme në dhjetëra miliarda dollarë.
“Një marrëveshje me Indinë është një mundësi e artë për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar pasi ekonomia indiane vazhdon të rritet me shpejtësi,” tha sekretarja britanike.
Pas largimit nga Bashkimi Europian, Britania është në fokusuar politikat e saj tregtare në rajonin e Indo-Paqësorit. India, dikur një koloni britanike, shihet si një vend i favorshëm duke pasur parasysh pasiguritë ekonomike dhe politike në lidhje me Kinën sot.
Më herët, në një intervistë për “Financial Times” sekretarja Trevelyan do të thoshte se “gjithçka është në tryezë për t’u diskutuar”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, India dhe Britania po përqendrohen në pesë fusha kryesore – kontaktet mes njerëzve, tregtia, mbrojtja dhe sigurinë si edhe veprimet e përbashkëta për klimën dhe shëndetin.
Rruga Press