BallinaLajme

Shumica e shqiptarëve të pakënaqur nga qeveria dhe opozita

Një sondazh kombëtar i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën e institucioneve politike të vendit ndërsa vetëm një në tre shqiptarë është i bindur se do të votojë nëse zgjedhjet do të bëheshin tani.

Angazhimi i qytetarëve në skenën politike të vendit dhe besimi te institucionet politike duket se ka shënuar një rënie dramatike gjatë katër viteve të fundit, ku humbja e besimit te qeveria nuk ka sjellë ndonjë përmirësim te besimi për opozitën ndërsa gjithnjë e më pak qytetarë shohin zgjidhje te kutia e votimit.

Sondazhi u krye në muajin qershor të këtij viti nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me financimin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe të dhënat e këtij viti mund të krahason me të dhënat e një sondazhi shumë të ngjashëm të kryer katër vjet më parë.

Sipas sondazhit, 69% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur nga qeveria, 61% janë të pakënaqur nga presidenti dhe 70% janë të pakënaqur nga opozita, qoftë ajo parlamentare ose jashtëparlamentare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në krahasim me katër vjet më parë, niveli i mosmiratimit të qeverisë është rritur nga 57 në 61% ndërsa mosmiratimi ndaj opozitës nuk ka pësuar rënie të mëtejshme nga niveli sakaq i lartë prej 70%.

Shqiptarët janë pyetur në këtë sondazh edhe se çfarë opinioni kanë për marrëveshjen e 5 janarit dhe atë të qershorit 2020, në bazë të së cilës, maxhoranca dhe opozita ranë dakord të kryejnë ndryshime në kodin zgjedhor sa i përket administrimit zgjedhor. Rreth 48% e shqiptarëve besojnë se marrëveshja është vetëm interes i partive politike dhe 49% besojnë se ajo nuk ka kurrfarë lidhjeje me interesat e qytetarëve.

Vetëm 3% e shqiptarëve besojnë se ata mund të kenë një ndikim të madh në skenën politike të vendit ndërsa 55% ndjejnë se nuk kanë kurrfarë ndikimi.

Në prezantimin e gjetjeve, deputetja Vilma Bello e Partisë Socialiste ia hodhi fajin medias duke argumentuar se media duhet të bëjë më shumë për të prezantuar politikanët te populli.

“Konsideroj median si mjetin e duhur për të promovuar politikanët e duhur,” tha ajo.

Edhe në këtë sondazh, shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkuan që të kenë mundësinë të zgjedhin deputetët përfaqësues në parlament drejtpërsëdrejti dhe jo përmes listave të partive politike, siç bëhet që nga viti 2009 pas marrëveshjes së Sali Berishës me Edi Ramën. Rreth 47% e shqiptarëve mendojnë se listat e hapura do të ndihmonin në pëmirësimin e cilësisë së parlamentit në masë të madhe dhe 31% të tjerë mendojnë se do ta përmirësojë disi. Ndryshe nga shqiptarët, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë deklaruar haptazi se mendojnë të kundërtën. Socialistët dhe demokratët kanë argumentuar se një masë e tillë do të ndihmojë oligarkët apo gangsterët të çajnë përpara për në parlament.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rreth 63% e shqiptarëve mendojnë se deputetët kanë prioritet partinë e vet dhe jo interesat e qytetarëve ndërsa vetëm 26% mendojnë se parlamenti ka mbajtur qeverinë llogaridhënëse, tipari kyç ky i sistemeve të demokracisë liberale, tipar që në rastin e Shqipërisë duket se është shkatërruar nga mungesa e garës së brendshme dhe tendencave autoritariste të udhëheqësve të partive, të cilët pëlqejnë dhe kanë fuqinë të zgjedhin deputetët pa ndonjëfarëlloj procedure gare të brendshme.

Rruga Press

YouTube player