Lajme

Bashkia Cërrik u shkul ullinjtë për projektin kinez, qytetarët: Duam dëmshpërblim!

Bashkia e Cërrikut ka nisur prishjen e platencioneve me pemë të disa familjeve në fshatin Mollas të zonës së Sulovës, për t`i hapur rrugë një projekti të ambasadës Kineze në Shqipëri. Për realizim e këtij projekti, Bashkia ka nisur të shkulë dhjetëra rrënjë ulliri dhe disa platancione me dru frutor.

Qytetarët e prekur nga ky projekt, tregojnë se, Bashkia nuk i ka dëmshpërblyer për dëmin që po u shkakton, ndërkohë që me shkatërrimin e pemëve frutore, atyre u hiqet një burim që u siguronte të ardhura për familjet.

Lexo më shumë  Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë

Kjo pronë, pas viteve 1990 është shfrytëzuar nga fermerë të fshatit Mollas në Cerrik, ndonëse është pronë shtetërore. Por banorët e kanë pasur në përdorim tokën të dhënë nga ish-komunta dhe më pas nga Bashkia e Cerrikut, me të cilën ata mbanin familjet e tyre.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player