BallinaKuriozitete

Zbulohet helmeta ilire në Kroaci mbi dy mijë vite e vjetër

Në pjesën jugore të Dalamcisë, në Kroaci, është gjetur një helmetë ilire e ruajtur në gjendjen më të mirë. Helmeta është gjetur në një rajon shkëmbor, saktësisht në malet e Zakotaracit dhe besohet të ketë qenë aty për më shumë se 2000 vjet.

Pas gërmimeve arkeologët kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli grash.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë.

Në po të njëjtën zonë arkeologët kanë identifikuar shumë vende të tjera të panjohura, që mund të kenë mbetje arkeologjike të lashta.

YouTube player