BallinaLajme

Konfirmohet aktakuza për Haradinajn, veterani UÇK-së do të dalë të martën para Dhomave të Specializuara

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Kryetari dhe nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës akuzohen për pengim të personave në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

‘Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë’, thuhet në aktazkuzën ndaj tyre.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Më 25 shtator 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me konfirmimin e aktakuzës, z. Gucati dhe z. Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Paraqitja e parë e z. Haradinaj si i akuzuar do të mbahet sot  në orën 15:00.ndersa  paraqitja e parë e z. Gucati  do të mbahet të premten, 18 dhjetor, në orën 11:00. 

YouTube player