Rama sërish vizitë në familjen e Klodian Rashës, 7 ditë pas vrasjes së tij nga efektivi i policisë së shtetit
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në shtëpinë e Klodian Rashës, në vizitën e tretë 7 ditë pasi 25-vjeçari u vra nga një efektiv i Shqiponjave.
Ditën që ndodhi ngjarja tragjike kryeministri ndodhej në SHBA dhe ditën që u kthye në Shqipëri, ai shkoi në shtëpinë e të riut, vrasja e të cilit nxiti një valë protestash në vend.
Prej 6 ditësh në rrugët e Tiranës dhe qytete të tjera të vendit janë organizuar protesta në kërkim të drejtësisë për vrasjen e të riut nga një oficer policie në zonën e Laprakës, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.
Kryeministri ndodhet në banesën e familjes Rasha në një vizitë të palajmëruar.
Vizita vjen një ditë pas daljes së aktit normativ për pensionin që i akordohet familjes Rasha teksa vrasja e 25-vjeçarit cilësohet si aksidentale.