Roshi te Shkëndija? Ja plani B i kuqezinjëve të Tetovës
Shkëndija e Tetovës është shumë aktive në këtë merkato, duke bërë afrime cilësorë që premtojnë paraqitje pozitive në pjesën e mbetur të sezonit.
Por skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut nuk ndalet me kaq. InfoSport raporton se Shkëndija ka menduar afrime të mëdha gjatë kësaj merkatoje.
Drejtuesit e skuadrës kuq e zi ëndërrojnë transferimi e lojtarit të kombëtares shqiptare, Odise Roshi, që aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Boluspor.
Si ndërmjetësues në këtë trasnferim është edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Caka.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, nëse dështon pista Roshi, drejtuesit e Shkëndijës kanë gati edhe planin B, të cilët kërkojnë me ngulm një sulmues krahu.
Bëhet fjalë për futbollistin tjetër të kombëtares shqiptare, Kristal Abazaj, i cili gjithashtu luan në kampionatin turk me skuadrën e Istanbulspor.
Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se cili nga dy futbollistët shqiptarë do të veshë fanellën kuq e zi, këtë herë atë të Shkëdijës së Tetovës.
Rruga Press