Lajme

Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë: Milionat e BE-së po shkojnë kot

Gjykata Evropiane e Audituesve vlerësoi, në një raport të posaçëm të botuar të hënën më 10 janar, se veprimet dhe milionat e shpenzuara prej BE-së kanë pasur pak ndikim në progresin e reformave themelore në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia). Ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, mbështetja financiare e BE-së arriti në rreth 700 milionë euro. Në raportin e saj, Gjykata e Audituesve tregon se ndihma evropiane për “reformat themelore në çështjen e shtetit të së drejtës në rajon” nuk ishte efektive. Ajo vë në dukje se këto gjashtë vende kanë bërë pak përparim në promovimin e pavarësisë së një sistemi drejtësie i cili është ende subjekt i ndërhyrjeve politike dhe në luftimin e përqendrimit të pushteteve dhe korrupsionit. Sa i përket lirisë së shprehjes, ajo ka bërë edhe më pak progres, nënvizon raporti.

Lexo më shumë  Paratë e Milan Radojiçiqit pothuajse kushtojnë jetën e studentëve serbë

Pra edhe reforma shqiptare në drejtësi me gjithë milionat e shpenzuara nuk ka asnjë rezultat të prekshëm për pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korupsionit.

Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka dështuar qartësisht të sjellë ndryshime tjelbësore,” tha Juhan Parts, anëtar i Gjykatës Evropiane të Audituesve përgjegjës për raportin. “Progresi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar përmes procesit të anëtarësimit. Është vështirë e besueshme të reformosh vazhdimisht nëse nuk arrihen rezultate të dukshme” këmbënguli ai.

“Auditorët e Gjykatës shprehin keqardhjen që financimet e Brukselit jepen në mënyrë “jokonsistente”. Dështimi i kësaj politike, bazuar në transfertat financiare, vë në pikëpyetje kapacitetin e Bashkimit Evropian për të eksportuar modelin e tij demokratik në kufijtë e tij” ka theksuar gazeta franceze Le Figaro në një shkrim mbi këtë raport.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

E vetmja pikë ku Shqipëria përmendet pak me nota pozitive është spastrimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Por rezultatet tregojnë të kundërtën.
Përpjekjet politike për të ndërhyrë në funksionimin e drejtësisë në Shqipëri gjithsesi mbeten “çështje shqetësuese”, nënvizon raporti, i cili vë në dukje edhe rënien e theksuar të lirisë së shprehjes në vend.
Pra, sado tu shplahen trutë qytetarëve nga një grusht propagandistësh vendas dhe të huaj në Tiranë, fatmirësisht Shqipëria nuk është më e mbyllur për të dëgjuar ato që vetë europianët thonë për dështimin e reformës në drejtësi.

Rruga Press

YouTube player