BallinaLajme

Protesta, Dita e gjashtë/ Revolta e të riut: “Kur popullit ti shkojë thika në kockë, këta do të shkojnë në djall!”

Të rinjtë shprehen kundër dhunimit të protestusve gjatë shoqërimit nga policia.

Duke folur nga bulevardi, një i ri thotë se çdo akt dhunë duhet të marrë përgjigje nga drejtësia dhe jo shkopi i gomës së policit.

Më tej ai shton se sa kohë njerëzit do të vuajnë do të ketë dhe protesta, ndërsa ka edhe një paralajmërim për klasën politike.

“Kjo nuk është më një protestë për një jetë njeriu, është për jetën e të gjithëve. Është për të drejtat tona bazë. Nëse thyhet një tabelë të ndëshkon drejtësia dhe jo shkopi i gomës së policit. Sa kohë njerëzit vazhdojnë dhe vuajnë do të ketë gjithmonë protesta. Nuk mund t’ja dalësh popullit me dhunë. Nuk na ka shkuar thika apo në kocka, por në momentin që ajo gjë do të ndodhë këta do të shkojnë në djall”.

YouTube player