BallinaLajme

Aksioni anti-drogë në Vlorë, Policia: Janë arrestuar 27 persona, 5 të tjerë në kërkim

Policia e Vlorës njofton se gjatë operacionin anti-drogë “Hapësira” janë arrestuar 27 persona, pasi një hetimi 6-mujor.

Të 27 personat akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas policisë është ushtruar kontroll në 41 banesa.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;  A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë; Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;  D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë; I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë; M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;  B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;  Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër; M. D., 29 vjeç banues në Fier. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit: G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;  P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;  B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;  E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;  P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë; A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë; K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë”, njofton Policia.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ndërkohë, sipas uniformave blu janë lënë në arrest shtëpie 5 të ndaluar dhe për 5 të tjerë është dhënë masa e detyrim paraqitje. Po kështu janë shpallur në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

“U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;  R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër; M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër; P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë. I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë. U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë; H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht; V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;  Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;  A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë. Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit: GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;  A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;  L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;  M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, ku janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celularë. 

YouTube player