BallinaLajme

”Populli shkarkoi Ardi Veliun”, Boiken Abazi: Qeveria ta hetojë dhe arrestojë

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi deklaroi në Euronews Albania se populli tashmë ka shkarkuar nga detyra Ardi Veliun.

Abazi theksoi se qeveria këtë vendim të popullit duhet ta zyrtarizojë duke bërë shkarkimin, hetimin dhe arrestimin e Ardi Veliut.

“Për bindjen time të thellë pas 5 ditësh protestash në Tiranë dhe në shumë qytete të Shqipërisë, një gjë është bërë shume e qartë, Ardi Veliu është i shkarkuar, populli e ka shkarkuar Ardi Veliun. Pritet vetëm qeveria këtë vendim të popullit ta zyrtarizojë duke bërë shkarkimin, hetimin, deri në arrestimin e tij. Ajo çfarë i ka bashkuar njerëzit në këtë protestë ishte vrasja e Klodian Rashës në pragun e derës së shtëpisë dhe tentativa pas këtij krimi institucional u shoqërua me tentativën për këtë vrasje, për të hedhur deziformacion, për të thënë që ai kishte pistoletë, ai kishte precedent penal”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Sa i përket pyetjes se a do të ndalojnë protestat nëse shkarkohet Veliu, Abazi theksoi se çështja e drejtësisë nuk mund të kthehet në çështje negociatash.  

“Thirrja për drejtësi për Klodianin nuk është vendosur në vend. Është shumë rëndësishme që çështjen e drejtësisë mos ta kthejmë në çështje negociatash. Nuk negociohet, drejtësia por duhet vendosur në vend. Pra është e padrejtë të thuhet ‘po të largohet Ardi Veliu, a do të ndalen protestat’. Protestat janë një e drejtë e qytetarëve”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
YouTube player