Nisma e veçantë e ish-ushtarit, ndërton kështjellë për të ndihmuar njerëzit me probleme të shëndetit mendor
Një ish-ushtar me çrregullim të stresit post-traumatik ka ndërtuar një kështjellë për të ndihmuar personat që vuajnë nga shëndeti mendor. Mike Allen ndërtoi kështjellën që të mund të zhvillohen seanca për të ndihmuar personat e tjerë që kanë kaluar probleme të ngjashme me të, shkruan BBC
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2022/01/122609178_0557fd9c-d13e-4d73-8092-fdc1f5d3720f-640x360-1.jpg)
Përveç PTSD-së, 41-vjeçari, i cili shërbente në Afganistan, ishte gjithashtu i pastrehë. Ai filloi ta ndërtonte kështjellën në vitin 2019, me ndihmën e veteranëve dhe specialistëve, duke përdorur gurë dhe pemë. Qëllimi i tij është të mbështesë rehabilitimin e veteranëve dhe personave të tjerë që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, raporton abcnews.al
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2022/01/122609205_c9af1460-bd43-4ee7-8c5a-f6014132156e-640x360-1.jpg)
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2022/01/122609191_0ccf9b25-eb41-4ed8-a80b-273dc08ee9cf-640x360-1.jpg)
Majk shtoi se kishte vënë re një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij mendor gjatë procesit të ndërtimit.
“Ndërtimi i kështjellës ka qenë diçka që më ka ndihmuar, të përmirësohem edhe vetë dhe një mënyrë për të mbajtur veten të zënë me punë. “Ka qenë vërtet e dobishme të ndihmosh të tjerët,” shtoi ai.
Rruga Press