Bota

Politika në ZI/ Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Përfaqësuesi i Presidentit të Parlamentit Evropian, Roberto Cuillo ka bërë të ditur lajmin e trishtë. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.

“David Sassoli vdiq më 11 janar në orën 0:15 në qendrën onkologjike të Aviano-s, Itali, ku ishte i shtruar në spital” që nga fundi i dhjetorit, njoftoi përmes Tëitterit përfaqësuesi.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

BBC shkruan se ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator,  Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të David Sassolit reagime të shumta ka patur nga figura politike.

Rruga Press

YouTube player