LIVE/DITA E PESTË E PROTESTËS-Nis protesta në Tiranë, policia tenton të shpërndajë protestuesit
Policia po tenton të shpërndajë qytetarët në sheshin Skënderbej.
Ata janë mbledhur fillimisht aty për të vijuar më pas drejt ministrisë së brendshme dhe Kryeministrisë.
Aktivisti Genc Sejko shprehet, protesta është e drejtë qytetare.
Sipas informacioneve, rreth 1500 policë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së sotme që sot shënon ditën e pestë.