BallinaLajme

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thirrje kryeministrit: Të ndalohet dhuna ndaj punonjësve të medias

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të ndëshkojë dhunën ndaj personelit të medias dhe gazetarëve gjatë ditëve të protestave.

Sipas tyre është e papranueshme që punonjës të medias të sulmohen edhe pse identifikohen si dhe të ndalohen teksa kryejnë detyrën.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia gjatë protestave të këtyre ditëve.

Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen edhe pse u identifikohen policise, dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave janë sjellje arbitrare të policisë.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në meshë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York, e kremtuar nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik”, shkruhet në thirrjen e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player