Bota

Shkencëtarët suedezë krijojnë ‘gjak’ sintetik për të vrarë mushkonjat e malaries

Shkencëtarët në Suedi kanë zhvilluar një metodë për të pikasur dhe vrarë mushkonjat që transmetojnë sëmundje vdekjeprurëse.

Sipas tyre kjo është një mënyrë e mirë për të kontrolluar insektet pa ndikuar negativisht në ekosisteme të tëra siç ndodh kur përdoren pesticide masive.

Çelësi i këtij procesi është një “gjak” sintetik i krijuar nga një molekulë në parazitin e malaries, lëngun e panxharit dhe toksinat për të vrarë insektin.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat vrasin mbi 700 mijë njerëz çdo vit, ku më shumë se gjysma e vdekjeve është e shkaktuar nga malaria e bartur në mushkonjat Anopheline.

Sipas Dr Lech Ignatoëicz, CEO i “Molecular Attraction”, përdorimi i gjerë i pesticideve për të kontrolluar mushkonjat dëmton biodiversitetin duke vrarë të gjitha format e insekteve dhe jetës, në vend që të vrasë drejtpërdrejt mushkonjat që transmentojnë sëmundjet vdekjeprurëse te njerëzit.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Duke përzier molekulën nga paraziti i malaries me lëngun e panxharit dhe toksinat, ata pretendojnë se kanë prodhuar një pesticid të lirë, alternativ që synon vetëm mushkonjat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *