Lajme

Tërmeti i fortë i të dielës, banesa të dëmtuara edhe në Shqipëri

Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar disa probleme në banesa, në Korçë. Lëkundjet që u regjistrua në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Lexo më shumë  Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara dhe në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *