Sulmi në Kapitol/ Ligjvënësit: Trump nuk i shpëton përgjegjësisë penale
SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump nuk mund të fshihet pas imunitetit nga ndjekja penale dhe përballet me mundësinë që të mos kandidojë për poste publike për rolin e tij në sulmin në Kapitol. The guardian raporton se ligjvënësit nga të dyja partitë kryesore, përfshirë republikanët e moderuar , paralajmëruan të dielën se Trump nuk do të anashkalohet nga përgjegjësia penale nëse dalin prova se ai e ka koordinuar në mënyrë aktive sulmin.
Një senator republikan, Mike Rounds tha se se çdo imunitet nga ndjekja penale që Trump gëzonte ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë u zhduk më 20 janar 2021, kur ai u largua nga detyra.
“Mburoja e presidencës nuk ekziston për dikë që është ish-president, të gjithë në këtë vend i nënshtrohen gjykatave të këtij vendi,”-tha Rounds.
Rruga Press