Kardiologu nga Kosova: Pacientët me probleme të zemrës dhe diabet më të rrezikuarit nga Covid-19
Pandemia ka shkaktuar rritje të stresit te pacientët me sëmundje kardiovaskulare të cilët janë infektuar me Covid-19 kështu ka thënë kardiologu, Artan Ahmeti.
Madje, ai tha se vdekshmëria më e lartë është te pacientët që janë me sëmundje të zemrës dhe diabetit.
“Shkaqet që çojnë në sulm në zemër janë të shumta. Zakonisht ne i themi faktor të riskut të cilët janë për sëmundje kardiovaskulare. Këto janë sëmundjet të cilat pacientët i kanë paraprakisht, hipertensioni, diabeti, yndyra e lartë e gjakut që konsiderohet ndër faktorët e riskut, duhan pirja, shkaqet gjenetike dhe stresi. Kohëve të fundit sëmundja Covid-19 ka rritur shumë sidomos këtë të fundit stresin dhe pacientët të cilët kanë qenë me sëmundje me Covid-19 kanë pasur një rritje të incidencës me sindromë akute. Ne jemi me staf të plotë por të angazhuar në shumë klinika edhe Covid-19 dhe jo Covid-19”.
“Pacientët që kanë qenë me sëmundje të zemrës edhe me sëmundje të diabetit vdekshmëria është shumë më e lartë. Të gjitha studimet që janë bërë në botë, ata pacient që kanë qenë paraprakisht me sëmundje të zemrës kanë gjasë më të madhe që të kenë një sëmundje me Covid-19 shumë më të ashpërsuar sesa pacientët të cilët janë të shëndoshë dhe kjo është vërejtur edhe te pacientët tanë”.
Përndryshe, sipas tij, vështirësitë më të mëdha të pacientëve është për shkak të mbylljes së ambulancave specialistike, gjë e cila e bënë më problematike kontaktin me pacient që janë të infektuar me Covid-19.
“Infarkti akut te sëmundja Covid-19 ka veç një incidente më të rritur përndryshe vështirësitë e mëdha të pacientëve janë sikur në krejt botën por edhe në Kosovë qasja është më e vështirësuar për doktor, meqenëse edhe ambulancat specialistike është e mbyllur që sa kohë për shkak të ikjes së kontaktit me pacientë të tjerë të cilët mund të jenë potencialisht me Covid-19 edhe një pacient me sëmundje të zemrës mund të infektohet me Covid-19 pikërisht duke bërë një vizitë të rregullt kardiologjie për këtë arsye deri tash trajtohen vetëm raste emergjente të kardiologjisë”.
Ai tha se në Klinikën e Kardiologjisë trajtohen vetëm pacientët e hospitalizuar dhe punohet me kapacitete të plota, raporton EO.
“Në Klinikën e Kardiologjisë trajtohen vetëm pacientët e hospitalizuar jo edhe pacientët ambulator. Zakonisht punohet me kapacitete të plota dhe pacientët e hospitalizuar trajtohen sikurse nuk ka pasur pandemi. Secili pacient me sëmundje të zemrës do të ketë një kohë ta caktuar klinik”.
“Ka pacient të cilët e kanë kaluar Covidin pa asnjë problem por ka edhe të tillë të cilët kanë pasur vështirësi. Rëndësia e sëmundjes Covid-19 është e ndryshme te pacientët kardiak për këtë arsye rekomandimi më i mirë është parandalimi që këta pacient mos të ballafaqohen me këtë sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse për ta”.