LIVE/ Nisin arrestimet nga forcat Shqiponja
Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhunshëm që në fillim të protestave qytetare, në ditën e 3-të të tyre. Nga Kryeministria te Ministria e Brendshme dhe te sheshi Skënderbej, policia ka përdorur gazin lotsjellës.
Raportohet se disa të rinj janë shoqëruar në ambientet e Ministrisë së Brendshme në mënyrë të dhunshme, madje janë goditur me grushte e shkelma edhe pse nuk kanë shfaqur rezistencë.
Policia nuk ka lejuar grumbullimet qoftë para godinave qeveritare, ashtu edhe në sheshin Skënderbej, ku ka përdorur gazin lotsjellës.
Kjo ka bërë që protestuesit të shpërndahen në zona të ndryshme, duke shprehur revoltën e tyre në disa zona.