Berisha: Po destabilizojnë Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës te selia e PD-së është shprehur se kush e njeh Lulzim Bashën si kryetar, pas asaj të djeshmes, vetëm po destabilizon Shqipërinë.
“Kjo është selia e PD. Ata që pranojnë për kryetar të PD-së, kryetarin e emëruar nga Edi Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë. Ne kemi zbatuar rregullat në mënyrë rigoroze.
Ju e patë që asnjë gur nuk u hodh ndaj policisë, pavarësisht nga sjella shtazore e saj, nga sasia shumë herë e palejueshme e gazit që u hodh ndaj demokratëve.
Arsyeja e vetme e ndalimit të protestës ishte gazi i hedhur në mënyrë toksike. Unë këtu isha, hodhë gaz, më hodhën gaz edhe mua, por kjo më bën më të fortë mua.
Asnjë viktimë nuk do të kishte, a patë ju ndonjë të armatosur.
Shkatërrimi i godinës, i tmerrshëm i saj, është blindimi, shndërrimi i saj në një bunker si asnjë ndërtesë tjetër partie në Europë, identike si kryeministria e Edi Ramës.
Nuk ka shqiptar që Edi Rama ka një zyrë në kryeministrit dhe deri sa ta çlirojmë edhe një zyrë në këtë seli. Lulzim Basha në mënyrë përfundimtare është murosur në muret e kryeministrisë deri sa ta çlirojmë nga Edi Rama.
Ne nuk thamë që nuk do të hapim dyert.
Edi Rama me Lulzim Bashën janë dy armiqtë më të egër të demokratëve. Cinizmi i tij është ekstrem. Shpirti i tij është i zi aq sa daja i tij, Spiro Koleka, që donte të fuste tanket tek studentët, dje futi vrasësit në seli.
Patë ju ndonjë të gërvishtur nga pala kundërshtare. Asnjë. Kjo është protesta”, tha Berisha.
Rruga Press