BallinaLajme

Kamza nis marshimin/ Rama tha ‘harrojeni’, qindra të rinj nisen drejt Tiranës

Vrasja e Klodian Rashës nga policia, duket se nuk do ta ndalë zemëratën popullore.

Sot parashikohet të jetë dita e tretë e protestave në mbarë vendin.

Në këto momente në Kamzë, dhjetra të rinj kanë nisur protestën e tyre, për tu drejtuar më pas në orën 18.00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit; ku do i bashkohen protestës së madhe. Kjo zemëratë është shtuar edhe më shumë pas arrogancës së kryeministrit Rama që nuk kupton ose nuk do të kuptojë se tashmë situata i ka ikur nga duart.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Ky i fundit duke iu përgjigjur zërave për shkarkimin e Drejtori të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu deklaroi sot se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, deklaroi Rama.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit
YouTube player