BallinaLajme

Prishtinë-Bizneset kërkojnë heqjen e kufizimeve ose zgjatje të orarit të punës

Në një konferencë për media bizneset po kërkojnë që të zgjatet orari që u lejon operimin e tyre.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se gastronomët janë më të prekurit dhe kemi parë që masat nuk kanë pasur ndonjë efekt dhe se lakorja e infeksionit është rritur, raporton KOHA.

Lexo më shumë  Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

Ata kanë bërë edhe një krahasim me numrin e të infektuar për kohën sa nuk ka pasur kufizim të lëvizjes dhe pasi që është vendosur kufizimi.

Sipas tyre masa e kufizimit nuk e kanë dhënë efektin, ata kërkojnë që të paktën të zgjatet apo të largohet kufizimi i lëvizjes.

Sipas, Hysen Sogojevës, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se institucionet duhet ta largojë tërësisht kufizimin sepse është kuptuar që gastronomia dhe e hotelierisë si biznese të tjera nuk ka qenë burim infeksioni.

Lexo më shumë  Britania: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999
YouTube player