Ministri i ri i Brendshëm/ Rama shkon të konsultohet ish ministrin e brendshëm Ruçi
Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si pasojë e protestave masive pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia, Edi Rama ka shkuar në kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Takimi ka nisur pas mesdite, ndërkohë që në fokus mendohet të jetë pikërisht çështja e postit të ministrit të Brendshëm.
Pas mbërritjes nga SHBA, Rama njoftoi dje në konferencë për shtyp se ministri Lleshaj ka paraqitur dorëheqjen nga posti pas vrasjes së të riut, që solli revoltë në të gjithë Shqipërinë./Syri.net/