Covid-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid-19, ish rektori I Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, Jani Dode.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari I bashkisë Elbasan, Gentian Llatja.
Gentian Llatja: Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19.
Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.
U prehsh ne paqe Profesor Jani!
Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes!”
Prej disa ditësh Dode kishte rezultuar pozitiv dhe prej dy javësh ishte shtruar në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”. Ndonëse ditët e findit kishte shfaqur përmirësime sot në mëngjes ishte intubuar dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.