Lajme

ASH: Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi

Aleanca për Shqiptarët thekson se u bënë katër muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

“Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë.

Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zv. ministri i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi.

Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *