BallinaLajme

Policia nxjerr blindat dhe ndalon mediat të transmetojnë protestën para Kryeministrisë

Në orën 18:00 pritet të nis protesta e shoqërisë civile para Kryeministrisë kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Gazetarët që janë vendosur në zonën ku pritet të nisë tubimi, thonë se policia u ka komunikuar që të mos vendosin kamera për transmetim live në sheshin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Gazetarja e “News 24”, Doriana Bezat tha se në orën 16:45 drejtues të policisë u kanë vendosur ultimatum gazetarëve të largojnë kamerat nga zona përballë kryeministrisë.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Kjo është hera e parë që policia e shtetit kërkon që kamerat e mediave të mos kenë mundësi të filmojnë zhvillimin e protestës para godinës së qeverisë.

Një urdhër i tillë mund të jetë dhënë vetëm nga kryeministri, sepse Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit nuk ka asnjë të drejtë të ndalojë median që të transmetojë zhvillimet për një ngjarje dhe aq më pak për një protestë publike.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Për tubimin e sotëm qytetarët nuk kanë marrë leje te policia. Ndërkohë vendosja e trupave policore dhe reparteve special tregon për masa të rrepta që janë marrë sot nga forcat e rendit. Në kryeministri janë parë të hyrë mjete të blinduara dhe makina që përdoren për të hedhur ujë për shpërndarje turmash, të cilët do të përdoren në rastin e agravimit të situatës.

YouTube player